NË PRITJE TË ËMBËL/ Olta Boka do të bëhet nënë për herë të parë – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Olta Boka do të bëhet nënë për herë të parë

NË PRITJE TË ËMBËL/ Olta Boka do të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Olta Boka, ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Megjithatë disa kohë më parë ajo pranoi se është e lidhur prej shumë vitesh dhe është mjaft e lumtur.

Olta është në një marrëdhënie me djalin e deputetit Shezai Rrokaj, Ivin dhe dyshja duket se do të bëhen prindër për herë të parë. Burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Burimet shtojnë se barku i Oltës tani është i dukshëm dhe këngëtarja nuk mund ta fshehë më. Megjithatë do na duhet të presim që këngëtarja të zbulojë më shumë detaje nga ky lajm i bukur.