Arrestohet për marijuanë/ Bëhet yll i rrjeteve sociale falë make up-it perfekt – AlpeGossip
Arrestohet për marijuanë/ Bëhet yll i rrjeteve sociale falë make up-it perfekt

Arrestohet për marijuanë/ Bëhet yll i rrjeteve sociale falë make up-it perfekt

Një 19 vjeçare nga Dallas i Texas-it u arrestua në shkurt të këtij viti për posedim marijuane, ndërkohë që priste shokët e saj për të dalë.

Si rezultat i publikimit të fotos së saj sinjalizuese në Twitter, ka marrë shumë kërkesa për të qenë një ‘tutorial’ makiazhi.

Në foton e bërë para se të hynte në qeli, vajza duket me një make-up perfekt: qerpikë fals, rimel dhe ton sysh në ngjyrë rozë të shkëlqyeshme.

Siç ka rrëfyer për gazetat lokale, Marshala Perkins nuk mendonte kurrë se falë arrestimit do kthehej në një ‘yll’ për rrjetin.

“Më kanë kontaktuar për të krijuar linjën time të makiazhit. Është çmenduri. Çështja e marijuanës u kthye në një gjë kaq pozitive, sa nuk do e lë këtë mundësi të më ikë nga duart.”

Fotoja sinjalizuese e policisë bërë 19 vjeçares u postua dy muaj pas ngjarjes nga faqja e Twitter “Mugshot Baes”, e njohur për publikimin e të arrestuarave më të bukura.

Makiazhi perfekt i Marshala i pëlqeu 280 mijë përdoruesve, të cilët, duke vënë re talentin e vajzës, kanë nisur t’i propozojnë rolin e mësueses apo siç quhet në gjuhën e rrjetit: tutorial, së mënyrës së makiazhimit, për të mësuar të fshehtat e zanatit.

Perkins, e cila i dashuronte videot e shkurtra ku tregohej mënyra e të bërit të makiazhit, ka ‘kapur rastin’ për të rritur numrin e ndjekësve në disa rrjete sociale të cilat drejton.