Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur duke thënë se do të behet BABA për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur duke thënë se do të behet BABA për herë të parë (FOTO)

Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur duke thënë se do të behet BABA për herë të parë (FOTO)

Ai është një nga moderatorët më të njohur shqiptar i cili me emisionin e tij “Një kafe me Labin” ka arritur të tërheq vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për Labinot Gashin, i cili ndryshe nga personazhet e tjerë, ditën e sotme ka vendosur ta urojë Fiter Bajramin duke dhënë dhe një lajm të bukur.

Vitin e kaluar ai kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me të fejuarën Qëndresa Bajrami dhe sot çifti ka dhënë lajmin e bukur që shumë shpejt do të bëhen prindër të një fëmije.

“Nga ne të tre urime Fiter Bajrami. Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Labinoti në përshkrim të fotos, ku bie në sy barku i fryrë i bashkëshortes së tij.