E akuzuan për konsumim droge, Desara ja PLAS në fytyrë Encës dhe Uindit: Kush e pinte... (FOTO) - AlpeGossip
E akuzuan për konsumim droge, Desara ja PLAS në fytyrë Encës dhe Uindit: Kush e pinte… (FOTO)

E akuzuan për konsumim droge, Desara ja PLAS në fytyrë Encës dhe Uindit: Kush e pinte… (FOTO)

Një nga përplasjet më të zjarrta në botën e showbizz-it që ngjalli goxha debat dhe mori gjithë vëmendjen e medieve rozë ishte ai mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe motrës së Encës, Uindi Haxhia.

E gjitha kjo nisi pasi Enca postoi disa ditë më parë një status ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj.

Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’ por Enca“, tha Dasara në emision dhe kaq u desh që mes saj dhe Uindit të niste debati.

Më pas pamë reagimin e Uindit e cila në postimet në Instastory shkruante: “Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”.

Të shtunën e ftuar në emisionin e moderatorit Ermal Peçi, “Një kat më lart” Desara nuk u kursye përsëri dhe pasi Ermali e ngacmoi pak rreth kësajt teme ajo u shpreh:

Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.

Historia vazhdoi me reagimin e Uindit, e cila me një postim në Instastory e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike ku shkruante :

“Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”.

Kapakun kësaj ngjarje të gjatë ja ka vënë gazetarja Dasara e cila nuk e ka lënë me kaq lumin e akuzave të Uindit dhe si përgjigje ka publikuar një artikull ku renditen artistët që pinë hashash e mes tyre në foto është edhe Enca.

“Jo se kam ndonjë gjë kundër por…Kush ta bën predikimin domethënë”, shkruan Dasara.

S’të falin vajzat! Aksush nuk preferon t’i mbajë akuzat mbi ndërgjegje.