KA PATUR NJË SULM NDAJ ”RTSH”-së! Këngët e “Festivalit të Këngës” nuk janë hequr për arsye teknike – AlpeGossip
KA PATUR NJË SULM NDAJ ”RTSH”-së! Këngët e “Festivalit të Këngës” nuk janë hequr për arsye teknike

KA PATUR NJË SULM NDAJ ”RTSH”-së! Këngët e “Festivalit të Këngës” nuk janë hequr për arsye teknike

Këngët e “Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH” u fshinë disa ditë pas përfundimit të natës finale. Kanali zyrtar i RTSH-së ne YouTube nuk kishte asnjë këngë të konkurentëve dhe kjo erdhi si befasi për të gjithë.

Klikimet e shumta që artistët kishin marrë u zhdukën mirëpo ata kanë vendosur që këngët e tyre ti postojnë në llogaritë personale në Youtube, rasti i Elvanës e cila e postoi “Me tana” në versionin audio.

Por, ditën e djeshme ka ardhur njoftimi zyrtar i RTSH-së, përmes të cilit bëhet e ditur arsyeja se pse janë hequr këngët nga YouTube. Sipas tyre YouTube ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor”./News31.al

Njoftimi:

“Këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, të cilat kanë qenë të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube nuk janë hequr nga RTSH për arsye teknike, por YouTube ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor” ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube.

Qendra “Suada” në kundërshtim me ligjin dhe Agjencia “Albautor” në abuzim me kompetencat që ka dhënë ligji, kanë deklaruar pranë YouTube të drejta, të cilat zotërohen në formë ekskluzive nga RTSH.

RTSH është duke e ndjekur këtë çështje me shumë vëmendje dhe pas mbledhjes dhe administrimit të të gjitha provave, do të fillojë proceset gjyqësore kundër të gjithë subjekteve që kanë shkaktuar dëmtimin e interesave të ligjshme të RTSH, duke mos përjashtuar asnjë autor të përfshirë, që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me RTSH me rastin e pjesëmarrjeve në Festivalin e Këngës në RTSH. Ju njoftojmë se të gjitha këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH janë publikuar në kanalin e dytë të RTSH në YouTube”.

View this post on Instagram

NJOFTIM! Këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, të cilat kanë qenë të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube (https://www.youtube.com/user/RadioTvShqiptar) nuk janë hequr nga RTSH për arsye teknike, por YouTube ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor” ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube. Qendra “Suada” në kundërshtim me ligjin dhe Agjencia “Albautor” në abuzim me kompetencat që ka dhënë ligji, kanë deklaruar pranë YouTube të drejta, të cilat zotërohen në formë ekskluzive nga RTSH. RTSH është duke e ndjekur këtë çështje me shumë vëmendje dhe pas mbledhjes dhe administrimit të të gjitha provave, do të fillojë proceset gjyqësore kundër të gjithë subjekteve që kanë shkaktuar dëmtimin e interesave të ligjshme të RTSH, duke mos përjashtuar asnjë autor të përfshirë, që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me RTSH me rastin e pjesëmarrjeve në Festivalin e Këngës në RTSH. Ju njoftojmë se të gjitha këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH janë publikuar në kanalin e dytë të RTSH në YouTube. https://www.youtube.com/channel/UC6tAjIpd8AWLI4ErBpBh2qg

A post shared by Radio Televizioni Shqiptar (@rtsh.official) on