“NUK MË LE TË FLE”/ Njihuni me VIP-at që vuajnë nga ANKTHI dhe DEPRESIONI! Nga Lori tek Albano Bogdo… – AlpeGossip
“NUK MË LE TË FLE”/ Njihuni me VIP-at që vuajnë nga ANKTHI dhe DEPRESIONI! Nga Lori tek Albano Bogdo…

“NUK MË LE TË FLE”/ Njihuni me VIP-at që vuajnë nga ANKTHI dhe DEPRESIONI! Nga Lori tek Albano Bogdo…

Mendoni se për figurat e showbizit çdo gjë shkon vaj? Gaboheni! Ankthi dhe depresioni janë dy probleme të shëndetit mendor që sa vjen dhe po shënojnë një rritje edhe në vendin tonë. Çrregullimet e ankthit zënë vendin e parë të shqetësimeve sipas mjekëve dhe shkaktarët janë të shumtë.

Në botën e figurave të njohura televizive ka shumë raste kur të famshmit kanë treguar se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni ose vuajnë.

Shumë prej tyre u është dashur të përballen me sëmundje mendore dhe kanë gjetur guximin t’i luftojnë duke folur për to.

E fundit që foli hapur rreth këtij problemi ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Në një intervistë për “Teen Vogue” përveç të tjerash ajo u shpreh dhe rreth sëmundjes së saj: “Unë qaj shumë. E kam të vështirë. Kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme, mendoj “– u shpreh ajo.

Më poshtë keni disa nga personazhet e njohur shqiptarë që e kanë pranuar se kanë vuajtur/ose vuajnë nga ankthi apo depresioni:

Lori Hoxha

Fotot e bukura veshjet e shtrenjta janë vetëm fasada. Megjithatë, përtej Instagramit, askush nuk është në dijeni të vështirësive që kanë personazhet e njohur. Lori Hoxha, ka vendosur të ndajë para disa kohësh një fakt jo pak të rëndësishëm me ndjekësit në Snapchat.

“Një fakt i vogël: ankthi nuk më lë të fle”, ka shkruar ajo teksa pati postuar një foto.

Me sa duket, Lori paska probleme me gjumin që i shkaktohen nga ankthi.

Bebe Rexha

Ajo kohët e fundit ka dhënë një intervistë për “Teen Vogue”  ku ka rrëfyer eksperiencat e saj muzikore dhe ka folur për herë të parë për shëndetin e saj mendor.

“Unë qaj shumë. E kam të vështirë. Kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme, mendoj . Unë nuk dua ta ushqej, por jeta ime është kaq e çmendur. Kur shkova fillimisht në vitin e parë të kolegjit, isha kaq intensive. Unë nuk dija se si të reagoja dhe të përfshihesha mes njerëzve. Unë kam qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Isha e shqetësuar kur isha një vajzë e vogël, thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Së fundi, kur e kuptova, isha si ‘Oh… Më në fund, e kuptoj. Kam ankth ‘” – është shprehur këngëtarja shqiptare.

Ilir Meta
Edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka rrëfyer se ka kaluar në depresion kur i është dashur të lërë pasionin e tij më të madh, peshëngritjen.

“Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lashë për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë ne Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”.

Albano Bogdo
Në një rrëfim të sinqertë për emisionin “Rreze Dielli”, aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan te pija. Ai ka luftuar shumë për të qenë ky që është sot, pasi ka pasur probleme, shkak për të cilat është bërë ankthi. Ai madje rrëfeu se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.

 

Rita Ora

Ishte viti 2016, kur Rita ora, në një intervistë pranoi se vuante nga ankthi dhe se i gjithë shqetësimi i ishte përforcuar gjatë viteve.

“Vuaj nga ankthi dhe kam frikë të pranoj që kam qenë në terapi. Edhe kohët e fundit flas me një specialist një herë në javë”, ka deklaruar këngëtarja.

Siç shkruan “Mirror”, krizat e ankthit i kanë lindur këngëtares që në fëmijëri, nga frika që kishte prej vdekjes.

Ka dhe yje të showbizit botëror të cilët e kanë pranuar se kanë vuajtur nga shëndeti mendor.

Ndër ta përmendim:

Selena Gomez

Modelja Cara Delevingne

Aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato

Zayn Malik

Princ Harry

Përgatiti AlpeNews.al