Jul Deda i kthehet keq Erion Isait: Karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur se s’ka mundësi – AlpeGossip
Jul Deda i kthehet keq Erion Isait: Karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur se s’ka mundësi

Jul Deda i kthehet keq Erion Isait: Karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur se s’ka mundësi

Ditën e sotme Gentian Zenelaj dhe drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isai u futën në debat për shkak të çështjes së teatrit. Me anë të një statusi në Facebook Zenelaj i drejtohej Isait të mos bëhej marionetë e komanduar dhe menjëherë reagoi edhe ky i fundit duke postuar një foto të aktorit Robert Ndrenika me Lulzim Bashën. “Jam per nje teater te ri! Qe ti pergjigjet kerkesave te komunitetit, pra te atyre qe ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikes. Etj etj… se keta jane teatri. Teatralet, kane tjeter detyre”, shkruante ndër të tjera Isai.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Jul Deda i cili në një status të publikuar në Facebook i drejtohet Erion Isait kështu:

“Mirësevini në pushtetin e Çuçkave.

Para se të bëhej drejtor.

Bëri gjithë fushatën në një vend skajor të Shqipërisë. I përulur para partisë mëmë dhe të dërguarës për deputete zone. E bëri me lekët e veta, ose pa marrë asnjë lek. I vetmi shperblim që priste, ishte ta bënin diku drejtor në ndonjë qoshe. Mirëpo ata të partisë nuk po kujtoheshin për të, më saktë e harruan fare. Në këtë moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve u rreshtua në krah të aktorëve për të mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante këta të partisë, por mesa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.

Tani që u bë drejtor del e thotë, “le të prishet Teatri”. Madje i quan karagjozë ata që flasin dhe mendojnë lirshëm dhe drejtë. I quan karagjozë kolegët e tij.

Sa po qesh. Po çfarë kolegësh i ke ti ata mor çun? Që t’i kesh kolegë duhet të jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim për kolegë. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu. Hajt, se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i kuptosh”!”