“UNË E DI QË TY T’MUNDON…”/ Dafina Zeqiri zbuloi pak nga projekti i ri ndërkombëtar. Do të jetë hiti i karantinës! (VIDEO) – AlpeGossip
“UNË E DI QË TY T’MUNDON…”/ Dafina Zeqiri zbuloi pak nga projekti i ri ndërkombëtar. Do të jetë hiti i karantinës! (VIDEO)

“UNË E DI QË TY T’MUNDON…”/ Dafina Zeqiri zbuloi pak nga projekti i ri ndërkombëtar. Do të jetë hiti i karantinës! (VIDEO)

Menjëherë pas ndarjes së bujshme nga partneri Dj Geek, këngëtarja Dafina Zeqiri iu fut punës për të përfunduar bashkëpunimin ndërkombëtar me dy artistët e njohur, Hamza një reper me origjinë belge dhe producentin OzTouch.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me vargjet e shkuara krahas një fotoje, të cilat u panë si dedikim për Dj Geek pas ndarjes.

“Unë e di që ty t’mundon….”- shkruante Dafina krahas fotos, fjalë që në fakt janë pjesë e tekstit të këngës së re.

Ende nuk dihet nëse kënga e re është një dedikim për dashurinë e saj të përfunduar, mirëpo diçka është e sigurt! Do të jetë hiti i ri i karantinës!

Dafina ndau në Instagram një pjesë të projektit të ri shumë ritmik dhe ndjekësit po e dashurojnë që tani.

Këngëtarja ende nuk ka bërë publike një datë zyrtare për këngën e re, megjithatë ne shpresojmë që ky projekt të vijë sa më shpejt për të na shoqëruar gjatë këtyre ditëve në izolim.

View this post on Instagram

Loading…..

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on