“PANDEMIA MBYLL KUFIJ E PËRQAFIME”/ Evi Reçi kalon ditëlindjen më të pazakontë në karantinë (FOTO) – AlpeGossip
“PANDEMIA MBYLL KUFIJ E PËRQAFIME”/ Evi Reçi kalon ditëlindjen më të pazakontë në karantinë (FOTO)

“PANDEMIA MBYLL KUFIJ E PËRQAFIME”/ Evi Reçi kalon ditëlindjen më të pazakontë në karantinë (FOTO)

Dita e sotme pritej të ishte një ditë speciale për këngëtaren dhe moderatoren e njohur Evi Reçi.

Pikërisht në datën 30 të këtij muaji, ajo ka mbushur plot 30 vjeç, mirëpo asgjë nuk i ka shkuar sipas planit.

Shkak për këtë është bërë pandemia globale, që e ka mbyllur Evin si gjithë të tjerët në shtëpi.

Këngëtarja kishte të tjera plane në kokën e saj për ditën speciale të 30-vjetorit, mirëpo asnjëri prej tyre s’ka mundur të realizohet dot.

Kësaj here, Evi po kalon ditëlindjen më të pazakontë në shtëpi, ndërsa në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një foto të ëmbël nga fëmijëria.

Pavarësisht se sot ka mbushur 30, këngëtarja ka treguar se ka vendosur të mos rritet kurrë. (Në fakt, as nuk ka ndryshuar shumë pas kaq vitesh!)

“Une jam Evi, dhe sot kam vendosur te mos rritem.

Sa bukur kur ben plane per daten 30 prill dhe qe do te mbusesh 30 vjec, koincidence e bukur apo jo?
Do e festoje me njerezit e tu te zemres, nje feste me muzike dhe te qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjec mbush ti. Dhe mbyll kufi dhe perqafime. Por nuk mbyll shpresen sepse njerezit ne kete kohe u deshen me shume, u dashuruan me shume, u afruan me shume.
Ashtu sic vendosa te bej dhe une me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj (me shume). Jeta do cmeduri, nje Zot dhe dashuri.
Une nuk do rritem kurre, do vazhdoj te ha ne mengjes cornflakes me qumesht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj te ha vezen e cokollates per te pare lodren brenda, do vazhdoj te kendoj dhe te kercej ne dhomen time me kufje, kenget e viteve 90, do vazhdoj te strukem si bebe tek prehri i prindereve e mi qe per ata jam prap e vogel.
Do te numeroj kohen mbrapsht. Mos me gjyko, sepse kam vendosur te mos rritem. #quarantinebirthday“- shkruan Evi krahas postimit.

Në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet e dedikimet e shumta nga të afërm dhe miq, si dhe dhurata të bukura që kanë mbërritur në adresën e saj, për t’ia bërë 30-vjetorin akoma më të bukur.

View this post on Instagram

Une jam Evi, dhe sot kam vendosur te mos rritem. Sa bukur kur ben plane per daten 30 prill dhe qe do te mbusesh 30 vjec, koincidence e bukur apo jo? Do e festoje me njerezit e tu te zemres, nje feste me muzike dhe te qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjec mbush ti. Dhe mbyll kufi dhe perqafime. Por nuk mbyll shpresen sepse njerezit ne kete kohe u deshen me shume, u dashuruan me shume, u afruan me shume. Ashtu sic vendosa te bej dhe une me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj (me shume). Jeta do cmeduri, nje Zot dhe dashuri. Une nuk do rritem kurre, do vazhdoj te ha ne mengjes cornflakes me qumesht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj te ha vezen e cokollates per te pare lodren brenda, do vazhdoj te kendoj dhe te kercej ne dhomen time me kufje, kenget e viteve 90, do vazhdoj te strukem si bebe tek prehri i prindereve e mi qe per ata jam prap e vogel. Do te numeroj kohen mbrapsht. Mos me gjyko, sepse kam vendosur te mos rritem. #quarantinebirthday

A post shared by EVI RECI (@evireci) on