Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë padyshim një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me pozat e ëmbla me të birin, Zërin.
Së fundmi, Elita ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet me flokët bjond, mirëpo vëmendjen e ka marrë komenti epik i Gjikos.
“Gru, a je ti?”- i shkruan reperi, të cilit Elita ia kthen: “Hala idhnushëm me ty jam.”
“Hajt se pajtohemi ne syfyr. Po shkoj me ngjyr mjekrrën, s’po di a t’kuqe apo t’gjelbërt.”- i shkruan Gjiko me humor.