“HOQA NJË DREQ TUMORI”/ Blogerja shqiptare tregon pse u largua drejt Amerikës (FOTO) – AlpeGossip
“HOQA NJË DREQ TUMORI”/ Blogerja shqiptare tregon pse u largua drejt Amerikës (FOTO)

“HOQA NJË DREQ TUMORI”/ Blogerja shqiptare tregon pse u largua drejt Amerikës (FOTO)

 

Kohë më parë blogerja e njohur njoftoi se do të shpërngulej drejt SHBA-së ku fillimisht e vizitoi e vetme ku lindi edhe vajzën e më pas u shpërngul përfundimisht.

Por e ardhmja e saj dhe e familjes duket se nuk kanë qenë arsyeja e vetme përse Estela shkoi në SHBA. Blogerja ka treguar përmes një postimi në Instagram se ka bërë një ndërhyrje për të hequr një tumor.

Duke bërë një rezyme të të gjitha gjërave që kishte bërë në 2018-n, Estela zbuloi për herë të parë se ka hequr një “dreq tumori”, siç e quan ajo.

“Hoqa një dreq tumori”, shkruan ajo në Instastory.

Thuhet se Estela ka bërë një ndërhyrje në gishtin e dorës së djathtë. Pasi bëmë një rishikim të fotove të saj në Instagram, vumë re se blogerja kishte fshehur vazhdimisht dorën e djathtë në përpjekje për të mos ta zbuluar ende ndërhyrjen, të paktën deri dje mbrëma.