“PËR FËMIJËT ËSHTË KËRKUAR…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon detaje nga divorci i Besit me Xhensilën: Prej dy vitesh… – AlpeGossip
“PËR FËMIJËT ËSHTË KËRKUAR…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon detaje nga divorci i Besit me Xhensilën: Prej dy vitesh…

“PËR FËMIJËT ËSHTË KËRKUAR…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon detaje nga divorci i Besit me Xhensilën: Prej dy vitesh…

Dje në emisionin “Shqipëria Live” u komentua pak marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë.

Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje.

“U lidhën me dashuri, por prej 2 vitesh…”/ Zbardhen kërkesat e Xhensilën për Besin: Pension për fëmijët…

“Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë”, tha Artjon Bakaj-ish-konkurrent i “Për’puthen”.

“Është një e vërtetë që janë shumë pranë procesit të divorcit. Akoma nuk është bërë e ditur data e procesit të divorcit”, vijoi më tej Angjelin Dikolli-gazetar.