Bojken Lako feston ditëlindjen, urimi i Semit është aq “simpatik” sa me siguri do t’ia “VJEDHIN” (FOTO) – AlpeGossip
Bojken Lako feston ditëlindjen, urimi i Semit është aq “simpatik” sa me siguri do t’ia “VJEDHIN” (FOTO)

Bojken Lako feston ditëlindjen, urimi i Semit është aq “simpatik” sa me siguri do t’ia “VJEDHIN” (FOTO)

Tashmë prej kohësh, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj janë një çift i konsoliduar dhe duket se gjërat shkojnë më së miri mes tyre. Kjo vihet re edhe nga postimet që të dy nuk i kursjenë në rrjete sociale teksa shprehin dashurinë që kanë, e sidomos në raste të veçanta siç mund të jenë ditëlindjet.

Ndonëse jemi mësuar që zakonisht personazhet e njohur të bëjnë paragrafe të gjata urimesh për partnerët ë tyre e të marrin të gjithë vëmendjen tonë, Semi ka menduar të flasë shkurtë por mjaft bukur. Në një foto të Bojkenit duke kënduar, Semi shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen për dikë që unë e dua më shumë se sa Nutella!” – kaq ka mjaftuar për t’i treguar të gjithve veçantinë që partneri i saj zë tek Semi.

“Shkurt, pastër dhe bukur” – thuhet në këto raste e me shumë mundësi, urimin e Semit do e “huazojmë” edhe ne për ndonjë rast tonin sepse ishte mjaft simpatik.

Edhe 100 Bojken!