Më në fund ja pamë fytyrën/ E dashura e Ledri Vulës shfaqet në publik për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
Më në fund ja pamë fytyrën/ E dashura e Ledri Vulës shfaqet në publik për herë të parë (FOTO)

Më në fund ja pamë fytyrën/ E dashura e Ledri Vulës shfaqet në publik për herë të parë (FOTO)

Ledri Vula është përfolur gjithnjë për lidhjet e tij me femra të njohura të showbiz-it, por vajza e fundit që i ka rrëmbyer zemrën, nuk është aspak e famshme.

Të gjithë ishim kuriozë ta njihnim dhe më në fund ajo u shfaq në ditëlindjen e 30-të të Ermal Fejzullahut.

Festa u mbajt dje në Prishtinë në një organizim surprizë nga bashkëshortja e Ermalit, Ariana e cila kishte ftuar shumë personazhe të njohur të muzikës.

Mes tyre nuk kishte se si të mungonte Ledri Vula, miku i tij me të cilin Ermali ka edhe një varg bashkëpunimesh muzikore.

Ledri ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Sara e cila duket mjaft elegante e veshur me një fustan të zi pas trupit.

Sara jeton në Gjermani dhe është mbesa e Telat Agollit, kampionit kombëtar në peshëngritje.

Ajo besohet se është njohur me Ledrin në një prej udhëtimeve të tij të shumta në Gjermani, dhe prej muajsh tashmë vijojnë ta mbajnë diskrete lidhjen e tyre.

Brunia simpatike madje i ka mbyllur profilet e saj në rrjetet sociale dhe fotot e vetme që qarkullojnë online, nuk numërohen as me gishtat e njërës dorë.