Një bluzë veshi Victoria Beckham dhe i tregoi botës përse nuk qesh kurrë (FOTO) – AlpeGossip
Një bluzë  veshi Victoria Beckham dhe i tregoi botës përse nuk qesh kurrë (FOTO)

Një bluzë veshi Victoria Beckham dhe i tregoi botës përse nuk qesh kurrë (FOTO)

Victoria Beckham i ka shqetësuar gjithnjë fansat e saj pasi rrallëherë, për të mos thënë kurrë, shfaqet në publik duke qeshur.

Stilistja e njohur mori pjesë në ceremoninë martesore të princit Harry dhe Meghan Markle dhe me sa tha, kaloi një kohë të këndshme, vetëm se kjo nuk dukej në fytyrën e saj.

Mungesa e buzëqeshjes u vu re nga fansat që i dyndën rrjetet sociale me pyetjen: Përse nuk qesh Victoria?

Dhe si reagoi stilistja do të thoni ju? Me një bluzë sigurisht, siç di ajo vetë.

Ajo publikoi në Instagram një foto ku shfaqej e veshur me bluzën ku shkruhej: “Është një vend i errët por i lumtur”!

Më tej, Victoria shkruante në postim, “Kur je duke buzëqeshur përbrenda”, duke iu referuar të gjithë dramës në lidhje me mungesën e buzëqeshjes në martesën mbretërore. Kjo do të thotë se nëse nuk qesh gjithçka brenda saj është OK.