E akuzojnë për operacione plastike, vajza e Mjalinda Bregut lë pa fjalë fansat – AlpeGossip
E akuzojnë për operacione plastike, vajza e Mjalinda Bregut lë pa fjalë fansat

E akuzojnë për operacione plastike, vajza e Mjalinda Bregut lë pa fjalë fansat

Vajza e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, ka ditur të tërheq vëmendjen e mediave dhe në jo pak raste komentohet për fotot e saj provokuese.

Së fundmi bukuroshja 20-vjeçare është akuzuar vazhdimisht se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për rregullimin e defekteve në pamjen e saj.

Mirëpo duket se këto akuza e kanë lodhur Kejdën dhe ajo ka zgjedhur t’iu kundërpërgjigjet gjithë fansave me një koment të vetëm.

“Je shumë e vogël për gjithë këto ndërhyrje dhe grim, hundë e bërë, buzë të bëra. Dukesh 40-vjeç, më fal që po ta them por nga konstrukti trupit dhe fytura dukesh 30-40 vjeçe”, i shkruan njëri prej komentuesve.

Kaq ka mjaftuar dhe Kejda i ka dhënë një përgjigje që e ka lënë pa fjalë komentuesin.

“Të falenderoj për kritikën. Të më falësh por hundën, buzët, mollëzat etj, etj, mi kanë bërë pak keq sepse atëhere kur linda unë para 20 vitesh aq ishin mundësitë, ishte silikoni i keq”, ia kthen Kejda.