NGA INATI TEK ZËNKAT/ Zbuloni 6 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit – AlpeGossip
NGA INATI TEK ZËNKAT/ Zbuloni 6 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit

NGA INATI TEK ZËNKAT/ Zbuloni 6 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit

Çdo çift ka probleme dhe është normale të grindesh ndonjëherë. Por, nëse je i martuar dhe zënkat me partnerin nuk kanë fund, është plotësisht e kuptueshme që marrëdhënia juaj të shkojë drejt divorcit. Terapistët kanë gjetur disa shenja kryesore që tentojnë se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur:

Ka ndryshuar stili juaj i komunikimit

Sigurisht, mund të keni ato momente ku jeni tepër të zemëruar me njëri-tjetrin dhe nuk doni të flisni për orë, por psikologu klinik Joseph Cilona, Psy.D., në Manhattan, thotë se ndryshimet jofunksionale në mënyrën sesi një çift komunikon, janë një flamur i kuq. Për shembull, nëse më parë në të kaluarën nuk e ngrinit zërin dhe tani nuk mund të debatoni pa bërtitur, ky është një problem.

Ziheni gjatë gjithë kohës

Rritje të mëdha dhe të dukshme në frekuencën dhe intensitetin e konfliktit që janë të vazhdueshme me kalimin e kohës, mund të jenë tregues të fortë se një martesë mund të shkojë drejt divorcit.

Bëni jetë të ndara

Ndërkohë që mund të keni nevojë të qetësoheni në dhoma të ndara pas një argumenti, në të vërtetë duke pasur një shkëputje të mirëfilltë, si për shembull mos t’i tregoni njëri-tjetrit se ku jeni apo duke bërë plane jete të mëdha pa njëri-tjetrin, është një tjetër shenjë për divorc.

Fajësoni njëri-tjetrin për problemet tuaja

Është e lehtë të mendosh se është faji i partnerit tënd për çdo gjë. Disa modele mbrojtëse, si projektimi i çështjeve tuaja tek partneri ose paaftësia për të marrë ndonjë përgjegjësi për problemet me të cilat ballafaqoheni, janë shenja se gjërat po shkojnë keq. Ato mund të jenë indikatorë që ju keni humbur aftësinë për të arsyetuar me njëri-tjetrin, gjë që e bën tejkalimin e konfliktit shumë më të vështirë.

Ka dyshime, inate dhe fyerje

Rritje të ndjeshme në frekuencën dhe intensitetin e ndjenjave të zemërimit, pakënaqësive dhe frustrimit janë shenja që martesa juaj është në gjendje akull. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse këto ndjenja vazhdojnë në periudha më të gjata kohore.

Ndihesh ndryshe

Indiferenca, pra fakti që nuk shqetësohesh më aq shumë për gjërat që keni dashur të bëni, nuk është një shenjë e mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ka të bëjë me argumentet e gjata që kurrë nuk kanë pasur një rezultat.