DO I DASHURONI KUR T’I SHIHNI/ Ky është trendi i pantallonave & ngjyra që do të zëvendësojë xhinset këtë dimër – AlpeGossip
DO I DASHURONI KUR T’I SHIHNI/ Ky është trendi i pantallonave & ngjyra që do të zëvendësojë xhinset këtë dimër

DO I DASHURONI KUR T’I SHIHNI/ Ky është trendi i pantallonave & ngjyra që do të zëvendësojë xhinset këtë dimër

Nëse e ke vënë re, shpesh flasim për mënyrën si vishet Zoë Kravitz dhe me të drejtë! Stili i saj i lehtë, i natyrshëm dhe mënyra si përfshin trendet më të reja pa shumë përpjekje e kanë kthyer në një nga ikonat më të përfolura të modës. Së fundmi, aktorja u fotografua duke ecur nëpër rrugët e New York-ut me një veshje që me shumë gjasë do të ndikojë në mënyrën si do të vishemi këtë dimër. Në qendër të vëmendjes? Pantallonat kadife ngjyrë çokollate.

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Ngjyra çokollatë vazhdon të jetë e preferuara absolute e sezonit, ndërsa materiali i kadifesë është klasik, i ngrohtë dhe me një material që i bën perfekte për ditët e ftohta të dimrit. Këto pantallona janë zëvendësimi ideal për xhinset: po aq të rehatshme, por shumë më elegante dhe me karakter.

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Zoë i kombinoi pantallonat me një bluzë sportive blu të errët, një shall të lidhur në kokë dhe atlete të zeza, duke krijuar një pamje që duket rastësore, por është e menduar deri në detaj. Ajo është prova që pantallonat kadife mund të përshtaten me çdo stil, nga ai i përditshëm e i lirshëm, deri te kombinimet më të kujdesura për daljet në mbrëmje.

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Është zyrtare: Ky është trendi i pantallonave & ngjyra

Nëse dëshiron t’i japësh pak rifreskim garderobës tënde këtë dimër, provo pantallonat kadife në nuancë çokollate: janë komode, elegante dhe do të bëhen pjesa që s’e heq dot nga veshja.