“MË PËRQAFOHESH EDHE MË PUTHESH…”/ Ilnisa i dërgon mesazh në shtëpi Meritonit, si e priti ai – AlpeGossip
“MË PËRQAFOHESH EDHE MË PUTHESH…”/ Ilnisa i dërgon mesazh në shtëpi Meritonit, si e priti ai

“MË PËRQAFOHESH EDHE MË PUTHESH…”/ Ilnisa i dërgon mesazh në shtëpi Meritonit, si e priti ai

“Big Love” është rikthyer edhe këtë edicion të “Big Brother Vip”, duke ju mundësuar t’i dërgoni dhurata dhe mesazhe banorëve tuaj të preferuar.

Banorët brenda shtëpisë kanë mundur të lexojnë disa nga këto mesazhe ditën e sotme, dhe një prej tyre, që ra më në sy, ishte mesazhi që Ilnisa i kishte dërguar Meritonit.

“Këto ditë po fle pak. Por dua të dish që jam aty dhe ti je me mua. Edhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq sa dhe shumë më mungon. Mos harro se loja e shahut nuk do lëvizje spontane. Anaisi sot ka ditëlindjen, mbush 11 vjeç.”– ishte mesazhi i Ilnisës.

“Urime Anaisit, edhe 100! Ishallah jemi të gjithë bashkë. Ti je njeriu më i rëndësishëm për mua, më ka marrë malli shumë, për erën të nde që të puth, je fryma ime! Faleminderit!”– u përgjigj Meritoni.