Një grua franceze është në gjyq për fshehjen e e ekzistencës së një fëmije që e mbante në bagazhin e makinës.
Vajza u zbulua nga një mekanik, i cili dëgjoi zhurma kur gruaja dërgoi makinën për riparime.
Nëna akuzohet për dhunë të përsëritur ndaj një të mituri që shkakton paaftësi të përhershme dhe përballet deri me 20 vjet burg.
Ajo thuhet se ka fshehur shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës nga partneri dhe tre fëmijët e saj më të rritur.
Rosa-Maria Da Cruz, e cila po gjykohet në qytetin qendror të Tulle, e quajti vajzën Serena dhe e mbajti atë në një dhomë në shtëpinë e saj dhe në bagazhin e makinës.
Kur u gjet në vitin 2013 në Terrasson-Lavilledieu në rajonin e Dordogne, fëmija, i cili mendohej se ishte rreth dy vjeç, ishte kequshqyer dhe shfaqte probleme të rënda të zhvillimit mendor, thonë raportet.
Mekaniku, i cili zbuloi Serenën, u përball me një erë shumë të keqe kur zbuloi fëmijën e zbehtë, me ethe dhe të shtrirë lakuriq në jashtëqitjet e saj.
Vajza, e cila tani është gati 7 vjeçe, është në përkujdesje.
Dy vëllezërit dhe motra e saj, 9 deri në 15 vjeç, iu rikthyen çiftit pasi ishin vendosur në kujdestari për disa kohë.
Rasti kundër partnerit të Da Cruz, i cili mohoi të dinte ndonjë gjë për shtatzëninë ose foshnjën, është hedhur poshtë.
Gjyqi pritet të zgjasë 5 deri në 7 ditë.