Kur je në një lidhje dashurie me dikë, një ndër momentet më të rëndësishme është prezantimi me prindërit e bashkëshortit. Për femrat një problem shqetësues është takimi me vjehrrën, si do e presë ajo, si duhet të sillen, a do bëjnë figurë të mirë e shumë vështirësi të tjera. Më poshtë ju tregojnë se çfarë duhet dhe nuk duhet t’i thoni vjehrrës.
-Nuk duhet kurrë që t’i shprehni pakënaqësi në lidhje me mënyrën se si e ka edukuar djalin e saj. Fundja kjo gjë nuk ju sjell asnjë ndryshim.
-Nuk duhet t’i flisni asnjëherë për marrëdhëniet tuaja të mëpërparshme. E shkuara i përket të shkuarës, prandaj mundohuni t’i shmangni bisedat e tilla.
– Në qoftë se vjehrra juaj është e dhënë pas kuzhinës, nuk duhet që të filloni të mburreni me ato çfarë dini të gatuani. Ajo sërish do të ketë më shumë eksperiencë se ju.
-Nëse ju nuk jetoni në të njëjtën shtëpi, nuk keni pse e ftoni që të vijë. Fundja, ajo aty ka djalin e saj dhe vjen kur të dojë, si për të qëndruar ashtu dhe thjesht për një vizitë.
-Nuk duhet të flisni për tema tabu si seksi, pasi ajo nuk është shoqja juaj, po vjehrra që do të thotë ka rolin e një nëne, jo vetëm për partnerin tuaj, po dhe për ju.