“MËSONI T’I DONI DHE TË NDIHENI MIRË ME LËKURËN…”/ Ja cilat janë vajzat e showbizzit shqiptar që nuk duan t’ia dinë për strijat (FOTOT) – AlpeGossip
“MËSONI T’I DONI DHE TË NDIHENI MIRË ME LËKURËN…”/ Ja cilat janë vajzat e showbizzit shqiptar që nuk duan t’ia dinë për strijat (FOTOT)

“MËSONI T’I DONI DHE TË NDIHENI MIRË ME LËKURËN…”/ Ja cilat janë vajzat e showbizzit shqiptar që nuk duan t’ia dinë për strijat (FOTOT)

Një nga problemet që hasin shumica e vajzave në trup janë strijet por për një pjesë të vajzave syrijat janë shumë problem për disa të tjera jo.

Për disa vajza të showbizzit shqiptar trupi dhe ruajtja e linjave ështe shume e rendesishme e shpeshherë, femra te ekranit qe kanë strija edhe “paragjykohen” nga ndjekesit.

Ditët e fundit në rrjetet sociale dhe në portale është folur për Sara Hoxën të dashurën e Ledri Vulës, të cilët janë në pritje të një fëmije së bashku.Sara Hoxa publikoi një foto nga plazhi ku dukeshe dhe këmba e saj me strija, e cila u komentua edhe nga ndekësit e saj nëninstagram, por bukurosha Hoxha nuk ndenji pa reaguar në Instastory ku shkruan:

“E para: Këto quhen strija dhe jo celulit!E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet”.

Sara Hoxha na le mendimin se ajo nuk i ka problem strijat dhe se është e lumtur me lëkurën e saj.

Por një VIP-e tjetër që ka strija në trupin e saj është Lori Hoxha. Lori ka postuar foto në plazh dhe duket që eshte e dashuruar me linjat e saj!

Era Istrefi gjithashtu ka postuar foto ku i duken strijat.

Një tjetër këngëtare që nuk i ka problem strijat e saja është Big Mama.

Edhe Oriola Marashi ka strija te pjesa e gjoksit por kjo nuk e pengon atë që të duket mjaft bukur dhe per te nuk janë aspak problem.

Arbenita Ismailaj gjithashtu ka strija por modelja nuk e ka problem madje e ka pranuar që është e lumtur kështu si është.

Dafina Zeqiri e ka pranuar kohë më parë që ka probleme me strijay dhe celulitin.Në foton e postuar kohë më parë ajo shkruan: Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat.
E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua. Kjo është ajo që ka rëndësi!
Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!
Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.
Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?
Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”-shkruam Dafina në mbishkrimin që shoqëron foton e postuar ku bien në sy “defektet” e sipërpërmendura.

Pra goca, ta përsërisim dhe njëherë bashkë: Përtej Instagramit askush nuk është perfekt, ndaj duajeni veten ashtu siç jeni, me gjithë “difektet” tuaja dhe dilni shijoni verën./AlpeGossip