”AJO ËSHTË NJË MJESHTRE NË KËTË GJË”/ Lori Hoxha na tregon mësimin më të madh që ka marrë nga e mamaja – AlpeGossip
”AJO ËSHTË NJË MJESHTRE NË KËTË GJË”/ Lori Hoxha na tregon mësimin më të madh që ka marrë nga e mamaja

”AJO ËSHTË NJË MJESHTRE NË KËTË GJË”/ Lori Hoxha na tregon mësimin më të madh që ka marrë nga e mamaja

Lori Hoxha është një nga personazhet më të dashur dhe të përfolur të showbizit. Ai gjithnjë tërheq vëmendje në mediat rozë, për shkak të fotove të bukura dhe natyrës së sinqertë.

Së fundmi Lori iu është përgjigjur fansave të saj në instastory, ku edhe ka zbuluar lidhjen e ngushtë me mamanë, dhe mesimin më të madh që ka marrë prej saj. Pyetja e bërë nga fansi ishte: “Kush është mësimi më i madh që mamaja juaj ju ka mësuar?”

Ndërkohë që Lori është përgjigjur sinqerisht. “Si të qëndrosh e butë teksa vazhdon të jesh e fortë. Ajo është një mjeshtre në këtë gjë. Ajo femër ja ka dalë përballë çdo gjëje dhe vazhdon të bëjë më të mirën për të gjithë, pa pritur asgjë në këmbim. Çdokush ka nevojë për të në këtë jetë”, -ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale, duke na dhënë të gjithëve një mësim të vlefshëm.