BABA I BINJAKËVE? Ardian Bujupi flet për herë të parë për shtatzëninë e fanses (FOTO) – AlpeGossip
BABA I BINJAKËVE? Ardian Bujupi flet për herë të parë për shtatzëninë e fanses (FOTO)

BABA I BINJAKËVE? Ardian Bujupi flet për herë të parë për shtatzëninë e fanses (FOTO)

Këngëtari i hitit “Andiamo”, Ardian Bujupi që në fillimet e tij ka tërhequr vëmendjen me zërin e  veçantë dhe këngët që kthehen menjëherë në hite. Ardiani pak muaj më parë është komentuar gjatë në media për shkak të një lajmi që u përhap me shpejtësi, ku thuhej se një nga fanset e tij ishte shtatzënë me të.

Në disa foto të publikuara prej vajzës në fjalë, Ardiani shfaqej i shtrirë në një krevat me fansen, ndërkohë që pasi kaluan natën bashkë, ajo publikoi disa foto ku shkruante ishalla dalin binjak.

Këto foto bën xhiron e rrjetit dhe Ardiani në atë kohë reagoi duke publikuar një foto binjakësh në profilin e tij, pa thënë asgjë më shumë.

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Why Not”, Ardiani ka folur për herë të parë për shtatzëninë e fanses duke sqaruar se si qëndron e  vërteta.

“Ka patur disa persona që kanë nxjerr haptas disa gjëra private dhe ka qenë një situatë e keqe. Nëse je me dikë shumë privat dhe e shfrytëzon nuk është mirë.”, ka treguar Ardiani teksa ka theksuar se vajza në fjalë e ka shfrytëzuar atë.