PAK PARA LINDJES/ Tolgahan surprizon Almedën me dhuratën marramendëse – AlpeGossip
PAK PARA LINDJES/ Tolgahan surprizon Almedën me dhuratën marramendëse

PAK PARA LINDJES/ Tolgahan surprizon Almedën me dhuratën marramendëse

Çifti i njohur i showbizit, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës.

Ata kanë blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë dhe një kopsht shumë të madh.

Mediat turke raportojnë se dhurata e fundit që Tolgahan i ka bërë Almedës është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e së cilës kanë kushtuar rreth 50 mijë dollarë.