Në media u përfol shumë kohëve të fundit që dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin mes vete.
Por, një gjë të tillë e ka demantuar babai i Duas, Dukagjin Lipa, transmeton Indeksonline.
Ai ka postuar një video nga performanca e Ritës që kishte mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2018”.
Dukagjini në Instastory ka publikuar momente nga mbrëmja derisa Rita këndonte këngën “Your Song”.
Derisa babai i Duas e mbështet Ritën, kjo tregon që dyshja nuk kanë ndonjë përçarje siç u tha.