Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se i është përkushtuar tërësisht palestrës për të nxjerrë më të mirën e vetes së saj.
Që prej lindjes së vajzës, këngëtarja ushtrohet vazhdimisht për ta mbajtur trupin në formë dhe duket se ia ka dalë më së miri!
Ajo tregon trupin e tonifikuar duke na lënë të gjithëve me gojë hapur me format e saj!
Dikush që nuk e njeh do të mendonte se këngëtarja ende s’ka sjellë në jetë asnjë fëmijë, ndërkohë që për pak muaj vogëlushja e saj Ajka bën 2 vjeç.
Xhensila duket e kënaqur me format e saj të palestruara, ndërsa ne shpresojmë të shohim sa më shumë video të tilla të këngëtares nga palestra, të cilat na japin goxha motivim!