Noizy ka publikur më në fund projektin e ri dhe mjat të përfolur “Gjuha e kampionit”.
Edhe kësaj here, teksti i Noizyt flet për fuqinë e grupit të tij OTR në industrinë shqiptare të muzikës, duke u shprehur se ata janë më të fortët dhe kampionët.
Videoklipi është i mbushur vetëm me ndërtesa lukoze dhe nuk mund të mungonte edhe Ferrari. Në teskt përmenden dhe miliarderët si Nazif Destani (vëllai i Blerim Destanit) dhe Zamir Mane, më i pasuri në Shqipëri.
Miqtë më të mirë të Noizyt e kanë shpërndarë këngën e tij të re dhe nuk mund të mungonte as modelja seksi, Oriola Marashi. Madje në videon që Noizy ka publikuar në Instagram, Oriola i ka lënë një koment duke i shkruar: “Mret jeee” me disa emoji zjarri.
Oriola është pjesë e OTR dhe gjithashtu një nga femrat më afër Noizyt.