Fansi e ofendon duke e quajtur të vjetër, këngëtarja e famshme nuk ja përton fare! I jep një… (FOTO) – AlpeGossip
Fansi e ofendon duke e quajtur të vjetër, këngëtarja e famshme nuk ja përton fare! I jep një… (FOTO)

Fansi e ofendon duke e quajtur të vjetër, këngëtarja e famshme nuk ja përton fare! I jep një… (FOTO)

Këngëtarja e hitit “Just give me a reason”, Pink ka mbetur prej vitesh ndër më të preferuarat e publikut dhe ndër më të komentuarat e showbizit jo vetëm për jetën private, por së fundmi edhe për pamjen e saj.

Dikush në Twitter e ka quajtur Pinkun “plakë” dhe këngëtarja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

“Aq plakë sa tani nuk duhet të quhet më Pink (rozë) por Purple (lejla)”, shkruante ai.

“Epo kanë mbetur pak njerëz në botë që kanë zgjedhur të plaken natyralisht. Dhe unë kam fituar çdo 38 vite të jetës sime”, ja ktheu Pink.

Më vonë këngëtarja postoi një status ku shkruante: “Mendoj se është bekim të plakesh. Nëse fytyra jote ka rrudha poshtë syve dhe anash gojës tregon se ke qeshur shumë. Lutem që të dukem edhe më e plakur pas 10 vitesh sepse do të thotë që jam gjallë”.