MES KËNGËVE MË TË MIRA TË 2019/ ”New York Times” rendit dhe atë të këngëtares shqiptare – AlpeGossip
MES KËNGËVE MË TË MIRA TË 2019/ ”New York Times” rendit dhe atë të këngëtares shqiptare

MES KËNGËVE MË TË MIRA TË 2019/ ”New York Times” rendit dhe atë të këngëtares shqiptare

Prestigjiozja “New York Times” në një artikull të sajin ka zgjedhur 54 këngët më të mira për vitin 2019.

Në mesin e tyre është edhe “Sweet But Psycho” kënga e artistes me prejardhje shqiptare e cila jeton në SHBA, Ava Max.

Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se hiti i saj është radhitur në mesin e këngëve më të mira për këtë vit, rezultate këto mjaft të shkëlqyera për artisten.

Ava Max ka falënderuar gazetën “New York Times” për vlerësimin.

Faleminderit New York Times. Duket joreale të jem në të njëjtën faqe me dy prej artistëve të mi të preferuar tani. Unë fillova dhe i përkushtova profesionit tim 15 vjet më parë dhe kurrë nuk e lëshova. Rruga ishte e vështirë dhe akoma është”- ka shkruar ndër të tjerash 25-vjeçarja.