Ato janë dy nga motrat më të famshme të ekranit në vendin tonë dhe dy ndër moderatoret më të preferuara për publikun.
Para pak ditësh na bëri përshtypje një detaj interesant, pasi motrat Vjollca të cilat ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën nuk kanë qenë shumë aktive në Instagramet e njëra-tjetrës. Në media u përfolë se mes tyre mund të ketë pasur ndonjë zënkë të vogël, pasi Marina nuk e kishte uruar publikisht as për fillimin e emisionit të ri dhe të dyja nuk i kishin bërë komplimente ose komente.
Tani rrini të qetë pasi këto dyshime morën fund. Marina publikoi një foto me të ëmën dhe motrën e madhe, ndërkohë që komentoi Luana duke thënë: “Mami mos kujton gjë që është top modele” dhe Marina ia ktheu: “Kam ca video që më mirë mos ti postoj”.