Sarah Dzafce, vajza me origjinë nga Kosova e shpallur “Miss Finland 2025”, do të mbetet pa kurorën e saj pas një gjesti që u përceptua si racist, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë.
Dzafces, e cila u kurorëzua në shtator, u përfshi në një stuhi reagimesh në rrjetet sociale pasi u publikua një fotografi ku ajo dukej duke bërë një gjest me gishta që shtrëngonin sytë në një formë të pjerrët, një veprim që u interpretua si tallje ndaj personave aziatikë.














