Dikur djali i saj ishte i lidhur me të, shihni çfarë thotë sot mami i Ledrit për Dua Lipën (FOTO) – AlpeGossip
Dikur djali i saj ishte i lidhur me të, shihni çfarë thotë sot mami i Ledrit për Dua Lipën (FOTO)

Dikur djali i saj ishte i lidhur me të, shihni çfarë thotë sot mami i Ledrit për Dua Lipën (FOTO)

Dikur kishin shkëndija dashuria dhe ishin një nga çiftet më simpatikë, mirëpo asokohe Dua Lipa nuk ishte kaq e famshme. Ndoshta Ledri nuk e kishte marrë edhe aq seriozisht talentin e Duas e cila tashmë është një nga yjet e muzikës botërore, ama ata kanë mbetur shokë.

Por siç duket, simpatinë për Duan, nuk e ka humbur as e ëma e Ledrit, Xheraldina e cila i ka dedikuar dy postime në Instagram këngëtares shqiptare dhe me të drejtë. Dua na bëri të ndihemi krenarë, kur fitoi çmimin “British Female Solo Artist”, pra si artistja më e mirë dhe pikërisht momentin kur këngëtarja shqiptare rrëmbeu trofeun dhe mbajti një fjalim, Xheri i ka postuar në Instagram.

E ëma e Ledrit i ka thënë “bravo” Duas dhe prindërve të saj.

Dua Lipa fitoi edhe çmimin e saj të dytë në këtë mbrëmje atë të “British Breakthrough”. dhe sigurisht që Xheri e ka postuar në Instastory.