7 MARSI PO AFRON/ Ja cilat janë pesë ide dhuratash që mësuesit i duan – AlpeGossip
7 MARSI PO AFRON/ Ja cilat janë pesë ide dhuratash që mësuesit i duan

7 MARSI PO AFRON/ Ja cilat janë pesë ide dhuratash që mësuesit i duan

Mësueset bëjnë një punë të mrekullueshme me fëmijët tanë për 10 muaj. Si mund t’ua shpërblejmë dhe t’i falënderojmjë? Ja çfarë mund t’u japim çdo mësueseje në ditën e tyre:

1

Art i bërë vetë në shtëpi
Një vepër arti e bërë nga një student është dhurata më e veçantë. “Edhe kur është e rrëmujshme, ajo është e bukur dhe domethënëse, sepse është bërë me zemër. Dhurata ime e preferuar është një foto që mund ta var në murin e klasës,”- kanë thënë disa prej mësuesëve. Nëse doni ta bëni dhuratën ende mëtë vëçantë, mbështilleni me një letër me vizatime tuajat dhe lidheni me një fjongo.

 

2

Një shënim domethënsës
“Më pëlqen të marr një letër të shkruar me shkrim dore në vend të një dhurate tjetër. Kjo më kujton arsyen se përse u bëra mësuese. Po ashtu, një email nga prindërit do të ishte diçka e mrekullueshme. Një herë morra një email shumë të bukur nga prindërit e njërit prej fëmijëve të klasës ku unë jepja mësim, ku tregonin të gjitha gjërat që unë kam bërë për të,”- ka treguar eksperiencën e saj një mësuese.

 

3

Një dhuratë që lidhet me lëndën që mësuesja jep mësim
Një ide shumë e mirë është t’i dhuroni mësueses së anglishtes një libër të ri që me shumë mundësi do të jetë në listën e saj për t’u lexuar.

4

Një bllok shënimesh dhe një set stilolapsash që mund të përdoren për të planifikuar vitin e ri
Fëmijët nuk janë të vetmit që lumturohen kur marrin sende të reja për shkollën. Mund të zgjidhni një set me stilolapsa shumëngjyrësh ose një bllok shënimesh të veçantë. E dini cila është pjesa më e bukur? Sa herë që të ulen të shkruajnë në të do t’ju kujtojnë.

5

Një shishe uji e zbukuruar
Mësueset e pëlqejnë këtë shishe uji me shkëlqim, të izoluar, që u jep mundësinë të shtojnë shije të ndryshme në të, siç është limoni.

6

Filxhanët
Një këshillë e fundit është që të mos dhuroni kurrë filxhanë.