”SOT 43 VJET BASHKË”/ Prindërit kanë përvjetor dhe Stresi i kushton fjalët më të ëmbla – AlpeGossip
”SOT 43 VJET BASHKË”/ Prindërit kanë përvjetor dhe Stresi i kushton fjalët më të ëmbla

”SOT 43 VJET BASHKË”/ Prindërit kanë përvjetor dhe Stresi i kushton fjalët më të ëmbla

Reperi i njohur Stresi është një ndër më të komentuarit në Shqipëri. Ai është po ashtu dhe shumë aktiv në rrjete sociale ku dita ditës bën postime të ndryshme. Këtë të martë përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij të Instagramit, reperi ka treguar se kjo është një ditë e veçantë për prindërit e tij.

Prindërit e reperit festojnë përvjetorin e martesës. Ato kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për plot 43 vite. Stresi shprehet falenderues dhe mirënjohës ndaj Zotit që i ka dhënë prindër të tillë.

Reperi ka postuar dy foto të prindërve, një e bërë shumë vite më parë dhe një të kohëve të fundit, duke treguar se si vitet kanë kaluar por dashuria mes tyre ka mbetur e njëjtë dhe ato vazhdojnë ta ndajnë jetën e tyre bashkë. “Sot 43 vite bashkë wow, faleminderit krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër, të jam mirënjohës deri ditën e fundit!”- ka shkruar Stresi.