Adelina Tahiri është një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë. Së fumndmi këngëtarja ka befasuar me postimin në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ndërsa shfaqet pa pikë grimi në fytyrë.
“Pa filtera dhe pa grim”, është mbishkrimi që i ka vënë ajo fotos.
Adelina e ka bërë edhe herë të tjera, teksa ka publikuar foto vetëm ‘ujë e sapun’.
Adelina po bën një jetë të lumtur dhe luksoze pranë bashkëshortit, Serjozha Markov dhe djalit të tyre të vetëm, Jonit.