NGA PARANDALIMI I KANCERIT TE TRETJA/ Arsyet përse duhet të pini lëng karote – AlpeGossip
NGA PARANDALIMI I KANCERIT TE TRETJA/ Arsyet përse duhet të pini lëng karote

NGA PARANDALIMI I KANCERIT TE TRETJA/ Arsyet përse duhet të pini lëng karote

Mënyra si gatuani perimet apo si konsumoni frutat mund të rrisë apo ulë përfitimet që këto të fundit kanë në organizëm, por një gjë është e sigurtë me karrotën nuk rrezikoni: sepse sidoqoftë, e gatuar apo jo, lëng apo në smoothie, karota ka shumë vlera e lëndë ushqyese, minerale e vitamina nga të cilat përfitoni në të gjitha mënyrat. Më poshtë living do të listojë të gjitha arsyet përse lëngu i karotës duhet të jetë i përditshëm në regjimin tuaj ushqimor.

Promovon shëndetin e tretjes

Kur aparati tretës funksionon si duhet të gjitha vlerat dhe lëndët përthithen maksimalisht nga ushqimet. Konsumi i lëngut të karotës  ndihmon në nxitjen e sekretimit të lëngjeve të tretjes në mënyrë që ju të mund t’i merrni të gjithë makro dhe mikronutrientët nga ushqimi që hani. Fibrat e lëngut të karotës gjithashtu ushqejnë bakteret e mira në zorrën tuaj.

Përmirësimi i shikimit

Gjithkush e di se ngrënia e karotave ndihmon shikimin dhe vizionin sepse ato janë të pasura me beta carotene dhe lutein pasi mbajnë në gjendje të mirë shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës të quajtur retinë.

Lëngu i  karotës rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq

Sipas ekspertëve mjekësorë, diabetikët mund të përfitojnë nga konsumimi i lëngut të karotave. Kjo për shkak se lëngu në ngjyrë portokalli është i pasur  me pigmente me bazë bimore të quajtur karotenoide që përmbajnë me shumicë enzima antioksiduese. Studimet kanë treguar se karotenoidet ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke e mbajtur atë në nivele optimale . Për shkak të nivelit të lartë të kaliumit, pirja e lëngut të karotës rregullisht mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Ndikon në cilësinë e lëkurës

Vitamina A është një antioksidant që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në mbajtjen e lëkurës tuaj të hidratuar, duke shmangur dehidratimin, si dhe krijimin e linjave dhe rrudhave të para. Pirja e lëngut të karotave është shumë i mirë për individët që vuajnë nga psoriasis dhe probleme të tjera të cilat mund të lehtësohen duke mbajtur lëkurën të hidratuar.

Lëngu i karotës mund të parandalojë kancerin

Siç u përmend më parë, lëngu i  karotës është i pasur me pigmente të njohura si karotenoide. Për shkak të vetive të tyre antioksiduese, karotenoidet janë në gjendje të parandalojnë shumimin e qelizave të këqija