NUK KA LIDHJE ME LUIZIN/ Ky është momenti më i sikletshëm i Kiarës në “BBV” – AlpeGossip
NUK KA LIDHJE ME LUIZIN/ Ky është momenti më i sikletshëm i Kiarës në “BBV”

NUK KA LIDHJE ME LUIZIN/ Ky është momenti më i sikletshëm i Kiarës në “BBV”

Moderatorja Kiara Tito është një banore mjaft e përfolur e “Big Brother Vip”, kjo për shkak të romancës që ka nisur me këngëtarin Luiz Ejlli.

Së fundmi, në një detyrë të dhënë nga “Vëllai i Madh” për të prezantuar disa emisione të “Top Channel”, ajo kishte rolin e të ftuarës së “Shqipëria Live”, që u moderua nga Beati dhe Keisi.

Gjatë bisedës, Kiara rrëfeu edhe momentin më të sikletshëm që ka kaluar gjatë qëndrimi të saj, për më shumë se 60 ditë, në “Big Brother Vip.”

“Momentet e sikletshme janë të shumta, por momenti më i sikletshëm që kam patur ka qenë kur ndodhi ai problemi shëndetësor, që ngrita karrigen, u rrëzova. Është më i sikletshmi, sepse përveç dhimbjes që përjetova, kisha frikën e familjarëve që po më shihnin.

Kish edhe frikën që si do të vazhdonte rrugëtimi im, sepse isha në një pikë që mjekët më pyetën “nëse ti vërtet je keq, mund ta ndërpresësh.” Unë pavarësisht dhimbjeve, thoja “jo”, sepse më vinte shumë inat që rrugëtimi im të përfundonte për diçka të tillë”- tha Kiara, referuar problemit shëndetësor që pati javët e para kur u fut në reality-show