MIQ APO RIVALË? Arjola tregon se ç’do të thotë të jesh mes dy “zjarresh” – AlpeGossip
MIQ APO RIVALË? Arjola tregon se ç’do të thotë të jesh mes dy “zjarresh”

MIQ APO RIVALË? Arjola tregon se ç’do të thotë të jesh mes dy “zjarresh”

Rivaliteti mes Ilirit dhe Monikës ka vendosur një tjetër person në siklet.

Është Arjola e cila duket se është lodhur së qëndruari mes këtyre dy zjarreve.

Shpeshherë asaj i është dashur të bëjë ndërmjetësim ose të durojë komentet e këtyre dy palëve.

“Tek unë nuk ndikon fare se çfarë thotë Iliri dhe Monika me njëri-tjetrin”,- tha ajo.

Ata kanë analizuar sot nëse mes tyre po vazhdon miqësia apo po lind rivaliteti i lojës.

“Unë Ilirin e kam mik dhe do vazhdoj ta kem të tillë”,- tha Arjola.

Nga ana tjetër Iliri shprehu se në thelb të lojës është fitorja dhe ky synim është i pashmangshëm as për Arjolën.