Fansi e krahason me Justin Bieber, Noizy shpërthen ndaj tij: “Ça thua more…” – AlpeGossip
Fansi e krahason me Justin Bieber, Noizy shpërthen ndaj tij: “Ça thua more…”

Fansi e krahason me Justin Bieber, Noizy shpërthen ndaj tij: “Ça thua more…”

Noizy është një ndër reperët shqiptar më të suksesshëm, i cili di të jetë në qendër të vëmendjes me jetën e tij luksoze dhe me projektet e shumta muzikore që hedh në treg. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën e tij më të re “Toto”, e cila u shndërruar menjëherë në hit.

Reperi i njohur është tepër aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi ka publikuar në Instagram një foto të albumeve të tij muzikore dhe iu ka kërkuar fansave të komentojnë këngën e tyre të preferuar.

Mirëpo një komentues i ka vënë në dukje Noizy-t se ai ka ndryshuar shumë së fundmi, ndërsa reperi i është përgjigjur se në Shqipëri e ka arritur qëllimin e tij dhe tani po bën muzikë për tregun botëror.

“Në Shqipëri e kam arrit atë që kisha qëllim vëlla, biles e kam tej kalu, është momenti të bëj muzikë përtej trojeve shqiptare, dhe ai stil nuk funksionon në tregun botëror”, i është përgjigjur Noizy fansit të tij.

Ndjekësi i Noizy-t nuk e ka lënë me kaq dhe ka replikuar duke e krahasuar reperin shqiptar me këngëtarin Justin Bieber.

“Bëj sa të duash për treg botëror, nuk do ta njohë njeri Dibrën. Bota nuk ka nevojë për Justin Bieber të tjerë. Rri vetvetja.”, i ka shkruar komentuesi.

Pas këtij komenti Noizy është nxehur keq dhe ka shpërthyer me sharje ndaj komentuesit.

“Ça thu mer pall, shko shit ndonjë shtëpi, mos nxirr vrer”, ia ka thyer Noizy i nxehur.