Fotot e Klea Hutës dhe Elgit Dodës nga martesa në Marakesh tërhoqën gjithë vëmendjen e rrjetit. Një dashuri e kurorëzuar mes imazhesh e fjalësh të ëmbla, që erdhën si një nga kujtimet më të bukura jo vetëm për çiftin, por edhe për fansat e tyre.
Megjithatë, disa nga ndjekësit kanë vënë re diçka tjetër. Me humor, Klea ka ndarë dy ‘vërejtje’ të fansave, të cilët e kanë lidhur publikimin e fotove me një tjetër fenomen. “Edhe kur i bëre ato foto, edhe kur i postove me tërmet i shoqërove”, ka shkruar njëri prej tyre, ndërsa një tjetër ka patur një kërkesë sërish për arsye tërmeti. “Boll se s’kemi terezi”, ka shkruar fansi me humor.
Klea i ka postuar vetë mesazhet, ndërkohë që disa ditë më parë premtoi se si ajo, dhe Elgiti, do të vazhdonin të publikonin foto të tjera nga dasma. Epo, shpresojmë që imazhet e reja të mos shoqërohen me tërmete të tjera.













![Unikkatil dhe ky reper shqiptar shumë shpejt sjellin bashkëpunim. Si do ta presë Noizy? [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/anxhii-400x199.jpg)

