Transformohet Miriam Cani, bën ndryshimin që nuk kishte guxuar asnjëherë më parë (FOTO) – AlpeGossip
Transformohet Miriam Cani, bën ndryshimin që nuk kishte guxuar asnjëherë më parë (FOTO)

Transformohet Miriam Cani, bën ndryshimin që nuk kishte guxuar asnjëherë më parë (FOTO)

Këngëtarja e ëmbël Miriam Cani vjen gjithmonë e veshur me stil dhe e kuruar në daljet e saj në ekran, duke tërhequr vëmendjen e publikur me thjeshtësinë dhe bukurinë e saj.

Jemi mësuar që gjithmonë ta shikojmë me të njëjtin look; flokë të gjatë dhe bjond, mirëpo siç duket Miriami ka vendosur që së fundmi të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku e shohim me një pamje tërësisht të re. Miriami i ka prerë flokët deri mbi supe dhe ka bërë disa onde të lehta, duke u dukur mjaft tërheqëse.

Me flokë kaq të shkurtër nuk e kishim parë asnjëherë, por fansat e saj në Instagram kanë reaguar mjaft mirë për look-un e ri, duke e pëlqyer e komentuar pafund.