Venera Lumani dhe Lindi Islami janë padyshim një ndër çiftet më të njohur të showbizit dhe ndër më të dashurit për publikun shqiptar, të cilët pothuajse në çdo dalje publike janë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe prej disa kohësh kanë nisur bashkëjetesën.
Herë pas here, ata marrin vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me dedikimet e veçanta për njëri-tjetrin, siç ka ndodhur edhe së fundmi me mesazhin special të Venerës për Lindin.
Ajo ka treguar publikisht se partneri i saj, veçse këngëtar, ka edhe një tjetër profesion si arkitekt.
“Burrit tim të ardhshëm,
E di që ti ke zgjedhur të jesh modest për arritjet e tua në profesionin kryesor, por në këtë moment, ti duket të ndihesh krenar për veten arkitekti im i dashur. Të dua shumë, fëmijët e tu do të jenë krenarë për ty.”- janë fjalët e Venerës në postimin ku përmend publikisht arritjet e Lindit.