TË GJITHË TË MBËRTHYER PAS EKRANIT/ Nis “Netët e klipit shqiptar” me moderatoren e njohur (FOTO) – AlpeGossip
TË GJITHË TË MBËRTHYER PAS EKRANIT/ Nis “Netët e klipit shqiptar” me moderatoren e njohur (FOTO)

TË GJITHË TË MBËRTHYER PAS EKRANIT/ Nis “Netët e klipit shqiptar” me moderatoren e njohur (FOTO)

Festivali i njohur “Netët e klipit shqiptat” rikthehet sërish këtë vit për të vazhduar me edicionin e 16-të. Pas lajmit të rikthimit të këtij programi, nuk ishte publikuar asnjë detaj tjetër, por sot ndodhi ajo që të gjithë prisnin.

Në faqen zyrtare të ‘Facebook’, produksioni ka zbuluar disa detaje në lidhje me ndarjen e çmimeve, mbrëmjen gala dhe protagonisten e festivalit. Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, e cila ka qenë prezantuese në festivalin ‘Kënga Magjike’, do të jetë protagonistja e këtij viti në ‘Netët e klipit shqiptar’.

“Miq, rikthehet Festivali “Netet e klipit shqiptar” edicioni i 16-të. Në 8 javë, ju do te keni mundësinë të ndiqni klipet e zgjedhura nga nje juri profesioniste…

Fituesit do të shpallen në një mbrëmje Gala, që do të mbledhë të gjithë artistet në qytetin e mrekullueshem të Ulqinit.Ne i kemi ndezur motorrët…Nisim shumë shpejt! Arjola Shehu do të jetë këtë vit protagonistja e Festivalit”.
Pas gjithë këtyre viteve sukses, presim që edhe edicioni i 16-të të jetë i tillë.