Ende pa bërë dy vjeç, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka parë vendet më luksoze në botë (FOTO) - AlpeGossip
Ende pa bërë dy vjeç, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka parë vendet më luksoze në botë (FOTO)

Ende pa bërë dy vjeç, djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka parë vendet më luksoze në botë (FOTO)

Në 13 dhjetor të këtij viti mbush dy vjeç dhe është një prej fëmijëve që ka arritur të shoh vendet më luksoze në botë. Ai është London, djali i prezantuesit Ledion Liço dhe trashëgimtares së “Top Media” Sara Hoxha. Në një periudhë kohore prej 1 viti e 5 muaj që nga dita kur ka ardhur në jetë, vogëlushi ka vizituar shtete, qytete, plazhe, male apo destinacionet më të lakmuara dhe më të dëshiruara nga të gjithë në mbarë botën.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Ledion Liço në një intervistë dhënë për emisionin “Pop Culture” disa muaj më parë. Ndër të tjera prezantuesi ka folur për udhëtimet që ai së bashku me Sarën dhe Londonin bëjnë, duke pranuar se i biri është me shumë fat, pasi edhe pse shumë i vogël ka vizituar më shumë vende sesa ai ka parë gjithë jetën e tij.

”London ka udhëtuar shumë, duke qenë se ne këmi pasur angazhime, jemi detyruar të marrim dado me disa orë në vendin ku kemi qenë, si rrjedhojë ai është takuar me kineze, japoneze, arabe dhe është në rregull nga kjo anë”-ka thënë Ledioni.

Së fundmi vogëlushi ndodhet në Maldive me prindërit dhe tezen e tij, Lorin.

Ndoshta kur të rritet London nuk do të mbajë mend shumë prej gjërave që ka parë, por me siguri do të vazhdojë të jetë djali që në fëmijërin e tij ka vizituar vende që shumë njerëz nuk i kanë as në planet e tyre.\revistawho.com