Capital T deri më tani ka sjell projekte dhe bashkëpunime të shumta që u pritën tejet mirë nga publiku.
Gjatë gjithë këtyre viteve Kapo ka mbledhur fansa të shumtë që e përkrahin në vazhdimësi, në çdo paraqitje të tij.
Për të gjithë dashamirësit e muzikës ai thotë se është duke punuar fuqishëm në projekte të reja muzikore.
“Gjëra të mëdha po vijnë”, shkruan ai në postimin e fundit.
“O ma”, është projekti i vetëm i Capital T i lansuar gjatë kësaj vere e që ka mbledhur mbi 4 milionë klikime në Youtube.