Artistja e grimit ju mëson t’i “luftoni” aknet duke i shndërruar në yje – AlpeGossip
Artistja e grimit ju mëson t’i “luftoni” aknet duke i shndërruar në yje

Artistja e grimit ju mëson t’i “luftoni” aknet duke i shndërruar në yje

Viteve të fundit shumë njerëz kanë filluar t’i pranojnë me më lehtësi aknet.

Në fakt, shumë figura me ndikim në Instagram kanë bërë postime të ndryshme duke i kundërshtuar komentet negative rreth lëkurës së njerëzve, transmeton Telegrafi.

Akti tjetër pozitiv rreth akneve vjen nga Rocio Cervantes, artiste makijazhi 25-vjeçare dhe bloggere e njohur.

Rocio është duke marrë shumë lëvdata për metodën e saj se si ballafaqohet me aknet: ajo i shndërron pikat në yje dhe pastaj aplikon edhe pak ngjyra të ndritshme në fytyrën e saj.

Ajo tregon se përvoja e saj me aknet ka qenë vërtet e vështirë, por përgjatë viteve ajo ka mësuar të jetë më e hapur dhe t’iu ndihmojë edhe tjerëve që kanë të njëjtin problem me vetëbesimin e tyre si pasojë e shfaqjes së akneve.

Artistja e makijazhit thotë se shndërrimi i pikave në yje është mënyrë për t’iu treguar njerëzve se aknet nuk janë barrierë e bukurisë.

“Kjo është mënyra ime për të treguar se jam duke luftuar me diçka (aknet), por prapëseprapë jam e bukur dhe arti im flet për veten”, thotë Cervantes.