Ka mjaftuar një foto e postuar nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, që të gjithë të mendojë se Getoar Selimi do të mbajë një koncert në Tiranë.
Foton Veliaj e shoqëron me fjalët: “Yo boyz, wazzup? #Tirana100” dhe aty ka etiketuar edhe Getoarin.
Me sa duket reperi do të bëhet pjesë e koncertit të madh që do të organizohet me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.
Festimet do të mbahen më 11 shkurt dhe pritet që atë ditë të ketë shumë organizime nga ana e bashkisë.