Dukesha e Kembrixhit dhe ajo e Sussexit u ritakuan sërish në publik për herë të dytë pas takimit për Krishtlindje.
Teksa mbërritën në kishë, Kate dhe Megan ishin të buzëqeshura krah bashkëshortëve të tyre.
Në këtë event dhjetor morën pjesë edhe princi i Uellsit, Dukesha e Cornwall dhe duka e Yorkut.
Meghani ishte e para që mbërriti e veshur mjaft elegante me një fustan të Victoria Beckahm e çmimi total i lookut të saj kapte vlerën 9000 paund.
Ndërkohë, Kate duket si “zonja në të kuqe” teksa mbante të veshur një fustan të kuq e mjaft elegant të cilin e ka veshur edhe më parë në Zelandën e Re në vitin 2014.
Pas takimit, dyshja mbretërore ishin karshi njëra tjetrës një sjellje mjaft të “ngrohtë” duke hedhur kështu poshtë të gjitha fjalët e thëna për një marrëdhënie jo të mirë mes tyre.
/AlpeNews.al