THA SE E TRADHËTOI E DASHURA/ Këto detaje i nxjerrin gënjeshtrën Rezart Veleshnjës: Nga ambjenti… – AlpeGossip
THA SE E TRADHËTOI E DASHURA/ Këto detaje i nxjerrin gënjeshtrën  Rezart Veleshnjës: Nga ambjenti…

THA SE E TRADHËTOI E DASHURA/ Këto detaje i nxjerrin gënjeshtrën Rezart Veleshnjës: Nga ambjenti…

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të dashur të “Portokallisë”. Ai gjithmonë karaketerizohet nga humori.  Para disa ditësh ,Veleshnja ka lënë mënjanë humorin dhe ka vendosur të ndajë me publikun një ngjarje të cilën  e  ka ndjerë të nevojshme të shpërthejë në rrjetet sociale.

Me anë të një sërë postimesh në Instagram, aktori ka treguar se ish- e dashura e ka tradhtuar. Sipas tij, ajo ka pasur katër lidhje paralele. Ai nuk ka hezituar aspak të bëjë publike detaje rreth ish të dashurës si foto apo edhe emrin e saj. Po ashtu, ai ka publikuar një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer kundër vajzës.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, por s`kam ç`bëj me një që mban katër njëkohësisht. Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai”

Mesa duket aktori njohur u pendua dhe reagoi sërish  ai ka postuar në video në “Instastory” duke i fshirë të gjitha të mëparshmet. Rezarti  thotë se profili i tij ishte hakuar dhe se nuk lidhje me ato publikime.

Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”.

Mirëpo Rezarti mesa duket nuk e di që “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” ose të paktën të ishte kujdesur për detajet që e flliqën para publikut.

Ja detajet që shpëtuan nga ngjarja.

Rezarti në video thotë që ndodhem në “USA”  teksa tregon areoportin mirëpo nëse shihni dhe fotot ku shante të dashurën ambjenti është i njëjtë.Pjesa e sipërme me drita ngjyrë të  bardhë prandaj Rezart rradhës tjetër fotot dhe videot bëj në vende të ndryshme.

Detaj tjetër është pikërisht “look-u” si te fotot dhe te video-ja aktori shfaqet me këmishë të bardh dhe të njëjtin model flokësh.Gjithashtu fotot dukshin që ishin të realizuara “live” dhe disa nga komentuesit ishin miqtë e aktorit.

Tani që po mendohemi  po habitemi vallë të gjitha këto detaje dyshuese janë një rastësi?